Vizitore te nderuar edhe pse me vonese ju prezentojme materialin se si ne vitin 2013 |
|||||||||||
Me rastin e festimit te 24 Qershorit - Dites Kombetare te Egjiptianeve Kosovare/Ballkanik, Shoqatat e Egjiptianeve Kosovare ne Gjermani, ne bashkepunim ajo nga Albstadt Ebingen dhe Kleopatra nga Konstanzi, nen pezencen e afer 300 pjestareve te ketij komuniteti ne qytetin Albsatadt Ebingen shenuan kete dite madheshtore me nje program te pasur kulturor. Moderatori i ketij manifestimi Ekrem Abazi, Nenkryetari i Shoqates Egjiptiane "Kleopatra" ne Konstanz hapi programin me keto fjale: |
|||||||||||
Të nderuar zonja dhe zotërinj, kam nderin t´ju pershendes duke ju uruar diten tone te madhe – 24 Qershorin festen kombetare te Egjiptianeve Kosovar- Ballkanik. Sikurse edhe popujt tjer te cilet jetojn ne Kosove e qe kane diten e tyre kombetare, tani edhe ne Egjiptianet, kudo qe jetojm si ne kosove dhe ne tere Ballkanin nuk ua kemi lakmi te tjerve, sepse edhe ne kemi festen tone kombetare - 24 Qershorin. Diten te cilen sonte ne e festojme eshte dite e shtrenjt sepse dhane mundin dhe djersen e tyre kohe te gjate patriot te shquar te popullit tone, pishtarët te cilët ndizën kandilet e para të fatit tonë kombëtar duke sakrifikuan jeten dhe familjet e tyre vetem e vetem qe edhe ne si te tjeret te kemi identitetin tone kombetar e disa prej tyre nuk gjinden ne mesin tone e qe vlen te pemenden emrat e tyre, siq jane te ndjeret Nazmi Arifi, Hysni Zemoski, Arif Gara, Rrahman Miftari, Vesel Kodrolli, Muje Qakolli, Ibish Bajrami dhe Syle Keraj, te cilet inshalla allahu i shperblen me xhehnet. Duhet ta cekim se kjo dite eshte rezultat i te gjitha gjeneratave te cilat iu bashkangjiten Levizjes Egjiptiane, rezultat i patriotëve të cilët në kohrat më të vështira mbrojtën identitetin tonë eshte rezultat edhe i Partive Politike Egjiptiane ne Kosove IRDK-se Lek-ut , shoqatave qe veprojne ne Kosove, te cilet veprimtarin e identiteit egjiptian e vazhduan dhe egzistencen tone e vulosen ne Kosoven e pasluftes, e sidomos eshte edhe rezultat i punes dhe angazhimit te suskseshem te Shoqatave Egjiptiane ne Diaspore dhe intelektualve te pavarur te popullit tone. |
|||||||||||
E falë të gjitha kë tyre aktiviteteve tani kemi ditën tonë kombëtare, jemi të pranuar në shtetin ku jetojmë e kulminacioni i kësaj dite u kurorzua me promovimin e librit „Antropoligjia Socio -Kulturore e Egjiptianeve në Ballkan " nga Prof. Dr. Rubin Zemon, i cili libër edhe me tutuje ndriqon dhe forcon rrënjet e identitetit tonë dhe na bënë të ndihemi krenar para opinionit kosovarë e më gjerë. Urimi iu dedikohet pishtarëve cilët ndizën kandilet e para të fatit tonë kombëtar, patriotëve të cilët në kohrat më të vështira mbrojtën identitetin tonë dhe patriotëve intelektualë të cilët identitetin egjiptianë e vulosen në shtetin ku jetojmë. Ne vazhdim te pranishmit i pershendeten : Murteza Krasniqi, Kryetari i Shoqates Egjiptiane ne Albstadt Ebingen |
|||||||||||
Ne mungese se tekstit, fjalimin munde ta ndiqni ne youtube kliko ketu |
|||||||||||
Milazim Alijaj, Kryetari i Shoqates Egjiptiane "Kleopatra" ne Konstanz |
|||||||||||
kliko dhe ndegjo fjalimin ne youtube |
Vellezer dhe Motra ,Zonja dhe Zoterinj, Bashkekombas te nderuar Me lejoni qe edhe une ne emrin tim personal dhe ne emrin e organizatorve te ketij manifestimi te ju uroi 24 Qershorin diten Kombtare te Egjiptianeve Kosovaro - Ballkanik . Gjithashtu i uroi Kryesis se SHoqates Egjyptase te Albshtat - Ebingenit 20 vjetorin e themelimit te Shoqates se pare Egjyptase ne Diaspor. Bashkekombas te nderuar me lejoni ne fillim qe ne emrin e juaj dhe timin ti pershendesim Musaferit, Veteranet si dhe pjesemarrsit e sontem ku prezenca e tyre sigurishte do ta zmadhoj solemnitetin tone te perbashket gjegjsisht kremtimin e 24 Qershorit dites Kombtare. Se parit pershendesim : - Qerim Abazin Sekretarin e pare te Sh.Egjyptase te Kosoves - Elez Krasniqin Keshilltarin e pare te Sh.E.Egjyptase te Kosoves - Sadri Alaj Patriotin ,Veteranin dhe Veprimtarin qe nga vitet 90 - Zt Afrim Kryeziun kryetar i deges se irdks nga Sarlanda me Kryesin e vet. - Zt Vllaznim Sakun sekretar i Lek-ut, Zvicer dhe antaret e Kryesise - Zt Ramiz Zizakun koordinator i Irdks per Gjermani |
||||||||||
Pershendesim gjithashtu te gjithe udheheqsit tane ne tere ballkanin si Dr Rubin Zemonin,Gjevdet Nezirajn ,Bislim Hotin , Behar Sadikun,Arijan Lilen,Rifat Stollaj ,Sadedin Deliun - Patriotin dhe te gjithe te tjeret qe kane punuar dhe punojn per popullin tone.Ne emrin e keshillit organizator juve dhe te gjithe pjesemarrsve ju falenderojm per pjesemarrjen e juaj. Vellezer dhe motra, zonja dhe zoterinj te folesh per 24 Qershorin per kete dite te madhe historike sigurishte qe mund te flasim me dite te tera sepse historia e Kombit tane eshte e madhe dhe e pasur , pore sonte jemi tubuar per te kremtuar dhe festuar diten tone Kombtare per kete arsye une shkurtimishte do te perpiqem qe ti ceki vetem disa momente te rendsishme HISTORIKE PER KETE DITE TE MADHE . Bashkombas te nderuar per kete dite te madhe historike siq jeni sigurishte te informuar ne mbare Ballkanin, Kosoven pore edhe ne Diaspore jane organizuar nje seri organizime te ndryshme ku me nje dinjitet dhe krenari te madhe per her te pare ne menyre te organizuar dhe me nje krenari te madhe eshte kremtuar kjo dite Historike. Qeshtja Kombtare sigurishte ka qene gjitheher ne Zemrat dhe ne Mendjen e stergjysherve dhe Baballarve tane pore per shume e shume arsye siq e dime ne te gjithe a nje nder to sigurishte ka qene edhe varvferia e madhe cila ishte ne qdo voter te Komunitetit tane dhe njiherish ndikonte direkt edhe ne deklarimin e lire dhe te hapshem per origjinen e vete dhe ishin te detyruar te deklaroheshin sipas interesave te pronarve te vete ne menyra dhe forma te ndryshme ,a ne shpirtin e tyre u detyroheshin te jetonin me emertime te ndryshme te perbuzura. |
|||||||||||
Elez Krasniqi , veprimtar i levizjes sone kombetare |
|||||||||||
kliko dhe ndegjo fjalimin ne youtube |
A jeni merzit ju, e di që ju mezi po pritni me fillu muzika se për konferenca na jemi ngi boll e ju sigurisht edhe ma shumë. Nuk po ju mundoj pak se me këto konferenca tona ju kemi lodh që 20 vjetë,veq deshta me e shfrytëzu rastin që juve edhe gjithë popullatës sonë kudo që është t´ia uroj këtë ditë madhështore që ta festojn ashtu qysh din më së miri, kështu në far mexhlisi të madh në familje në pushime kur shkoni atje vizitoni familjet në Kosovë ose në diasporë, kudo që jeni t' ia uroni njëri tjetrit këtë ditë. Ndoshta sot doket e vogël,por këta fëmij që janë këtu edhe gjeneratat që do të vinë sigurisht kanë me e ba shumë ma të madhe, shumë ma të vlefshme këtë ditë. Për neve ndoshta duket e thjesht, mirpo do të vjen koha kur të rinjët tanë kanë me e festue shumë ma mirë, në mënyrë ma të organizume, ma të ndërgjegjëshme edhe ma madhështore edhe pse na kem qef edhe ma mirë por duhet me qenë të knaqur edhe me te. Hajde urime pra |
||||||||||
Qerim Abazi, veprimtar i levizjes sone kombetare |
|||||||||||
kliko dhe ndegjo fjalimin ne youtube |
Te nderuar vllezer dhe motra Egjiptiane Me rastin e manifestimit te DITES SONE KOMBETARE - " 24 QERSHOR 1990 " pranoni urimet e mia me te perzemerta. Falemnderit qe jam i nderuar per fjalen e dhanur. |
||||||||||
Qysh ne vitet e 90 kur filloi pluralizmi politik, edhe ne filluam te punojm per vetvehten, per identitetin tone, per femijet tane qe te mos mbetemi te trajtuar sipas nevojave dhe deshirave te te tjerve.Organizimi i vllezerve tane nga Ohri i Maqedonise gjate viteve te 90, nxuri vend ne shpirtin e nje numri te madh te intelektualeve tane nga Kosova te cilet pa kurfar interesi tjeter vetem me qellim te identifikimit nacional filluam iniciativen e organizimit te popullates sone, ku me daten . . . . . . kliko dhe lexo fjalimin e plote | |||||||||||
Programin e ketij manifestimi e pasuruan edhe recitimi i Denis Alijajt dhe Nefreta Abazit |
|||||||||||
Ne kete feste madheshtore iu ndane mirenjohje zonjes Sherije Mulaj, Qerim Abazit si dhe baces Male Avdiu i cili per shkaqe shendetsore nuk ishte prezent. |
|||||||||||